Aksident i rëndë në Bajram Curri-Qafë Morinë, humb jetën drejtuesi i automjetit

Aksident i rëndë në Bajram Curri-Qafë Morinë, humb jetën drejtuesi i automjetit

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tropojë, në aksin rrugor “Bajram Curri–Qafë Morinë”, në vendin e quajtur Kasaj. Rreth orës 19:30, automjeti i drejtuar nga shtetasi I. K., 34 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë, drejtuesi i automjetit humbi jetën, ndërsa pasagjeri, R. D., 38 vjeç, po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.