Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Fier, makina përplas për vdekje këmbësorin

Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Fier, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier-Lushnjë. Bëhet me dije se një automjet i drejtuar nga 50-vjeçari G.Sh, përplasi këmbësorin S.M 70-vjeç i cili ndërroi jetë në vendngjarje. Menjëherë pas aksidenti u shoqërua në polici 50-vjeçari. Njoftimi: Rreth orës 19:25, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi G. Sh., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin S. M., rreth 70 vjeç, i cili, si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit, shtetasi G. Sh., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.