Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ 3 të vdekur nga përplasja e dy automjeteve

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ 3 të vdekur nga përplasja e dy automjeteve

Një aksident i rëndë me tre të vdekur ka ndodhur rreth orës 03:18 në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë në vendin e quajtur Bypass. Dy automjete janë përplasur, ku në njërën prej tyre udhëtonin Klejdi Myftari 24 vjeç dhe Anxhelo Ruci 28 vjeç, të dy të mbetur të vdekur. Ndërkaq, në automjetin tjetër udhëtonin shtetasit Martin Dulaj 26 vjeç i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje, dhe Arsida Demiri 20 vjeç e cila është transportuar ne drejtim te Spitalit te Traumës ne Tiranë për ndihmë më të specializuar. Kjo e fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.