Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Aksident fatal në Tepelenë–Memaliaj, shoferi arrestohet
Kronikë E Martë, 23 Dhjetor 2025 12:33 Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 42-vjeçar, i cili dyshohet se ka përplasur për vdekje një 40-vjeçar në aksin rrugor “Tepelenë–Memaliaj”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa viktima humbi jetën në vend si pasojë e plagëve të marra. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, pas përfundimit të veprimeve procedurale, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. J., 42 vjeç, banues në fshatin Veliqot. Ai dyshohet se, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur këmbësorin B. B., 40 vjeç, banues në fshatin Memaj. “ Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor ‘Tepelenë–Memaliaj’, bëjmë me dije se specialistët e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin A....