Aksident fatal në aksin Qafë Thanë–Librazhd, 64-vjeçarja ndërroi jetë

Aksident fatal në aksin Qafë Thanë–Librazhd, 64-vjeçarja ndërroi jetë

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në aksin rrugor “Qafë Thanë–Librazhd”, ku një automjet ka përplasur një këmbësore, duke i marrë jetën. Viktima është shtetasja F. H., 64 vjeçe. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin O. B., 31 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, e cila solli pasojë vdekjen e viktimës. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, kur automjeti që drejtohej nga O. B. goditi F. H. duke e lënë të pajetë në vend. Autoritetet rrugore dhe grupi hetimor shkuan menjëherë në vendngjarje për të bërë dokumentimin e situatës dhe për të mbledhur provat e nevojshme. Materialet procedurale të ngjarjes do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa drejtuesi i automjetit do të përballet me...