Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Aksi Elbasan-Librazhd në kaos të përhershëm dhe pa zgjidhje
Kronikë E Martë, 30 Dhjetor 2025 20:21 Aksi rrugor Elbasan-Librazhd vijon të mbetet një nga segmentet më problematike në vend, ku trafiku i rënduar është kthyer në një realitet të përditshëm për qindra drejtues mjetesh. Paçka premtimeve të përsëritura dhe projekteve të shpallura ndër vite, situata s’ka njohur përmirësim të ndjeshëm, ndërsa mungesa e një bypass-i funksional e ka thelluar edhe më shumë problematikën. Ky segment është një nyje kyçe lidhëse mes Shqipërisë së Mesme dhe Juglindjes së vendit, si dhe një korridor i rëndësishëm për qarkullimin e mallrave dhe transportin ndërkombëtar drejt Maqedonisë së Veriut. Një nga problemet kryesore mbetet mungesa e bypass-it të Elbasanit, i cili do të shërbente për të devijuar trafikun tranzit jashtë zonave të banuara.