Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Akset në Qafë Thore, Vermosh dhe Theth përfshihen nga bora. Policia: Përdorni goma dimërore e zinxhirë
Akset në Qafë Thorë, Vermosh, dhe në Theth janëë zbardhur në reshjet e borës. Strukturat operacionale janë angazhuar në terren. Në zonat me fluks të lartë lëvizjeje dhe në zonat ku ka prezencë dëbore dhe ngrice është shtuar patrullimi nga shërbimet e policisë rrugore. Policia i bën apel drejtuesve të automjeteve të përdorin goma dimërore e zinxhirë. Në Qafë Thore trashësia e dëborës arrin rreth 15 cm dhe qarkullimi vijon pa probleme.