Ajola Xoxa kërkon ndryshimin e masës së sigurisë: Jam shtatzënë, kam komplikacione…

Ajola Xoxa kërkon ndryshimin e masës së sigurisë: Jam shtatzënë, kam komplikacione…

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Ajola Xoxa, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me një kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Xoxa ka përmendur shtatzëninë, si edhe komplikacione shëndetësore që, sipas saj, i kanë përkeqësuar gjendjen kohët e fundit. Kërkesa është aktualisht në pritje të shqyrtimit nga gjyqtarja Engjëllushe Tahiri, e cila është edhe gjyqtare themeli në procesin ndaj Veliajt dhe personave të tjerë të përfshirë. Ajola Xoxa akuzohet për disa vepra penale, përfshirë korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje të të ardhurave dhe mosdeklarim.