“Ai vuri flakën vetes, dyert e autobusit u bllokuan”, shqiptari i mbijetuar në Zvicër: Ishte horror!

“Ai vuri flakën vetes, dyert e autobusit u bllokuan”, shqiptari i mbijetuar në Zvicër: Ishte horror!

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Kerzers, kantoni Fribourg në Zvicër, kur një autobus i shërbimit publik u përfshi nga flakët, duke lënë të paktën 6 të vdekur dhe 5 të plagosur, sipas autoriteteve zvicerane dhe raportimeve lokale. Një shqiptar 32-vjeçar, Faton Morina, ka rrëfyer tmerrin që përjetoi gjatë ngjarjes së autobusit të djegur në Kerzers, kantoni Fribourg, ku 6 persona humbën jetën dhe 5 u plagosën, disa me gjendje kritike. Morina, që aktualisht po trajtohet për djegie në gjymtyrë dhe trup në spitalin Inselspital në Bernë, ka treguar se ishte në autobus kur një burrë derdhi benzinë mbi vete dhe i vuri flakën, duke shkaktuar tragjedinë. “E pashë me sytë e mi. Ai mori benzinë, pastaj i vuri flakën vetes. Paniku ishte i...