Agravon sherri mes disa personave, të shtëna me armë, ja çfarë raportohet

Agravon sherri mes disa personave, të shtëna me armë, ja çfarë raportohet

Të shtëna në armë në Kukës. Ngjarja ndodhi në rrugën Brigada, në dalje të qytetit të Kukësit. Raportohet se ka pasur një sherr mes disa personave, ndërsa njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Nga veprimet e para nuk raportohet për të plagosur. Po ashtu mësohet se personat e përfshirë në sherr njihen me njëri-tjetrin dhe janë shpallur në kërkim.