Abuzim me tenderat, SPAK dërgon në gjykim ish-kryetarin e Bashkisë Memaliaj

Abuzim me tenderat, SPAK dërgon në gjykim ish-kryetarin e Bashkisë Memaliaj

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen ndaj ish-kryetarit të Bashkisë Memaliaj, Gjolek Guci, si dhe tre zyrtarëve të tjerë. Sipas SPAK, Guci akuzohet për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim. Të njëjtën akuzë përballen edhe ish-nënkryetarja Edmonda Harizi, ish-drejtori i Shërbimeve Publike Feta Hoxha dhe administratori i një subjekti privat, Bersant Ylli. Hetimet nisën pas një kallëzimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit në tetor 2024 dhe kanë në fokus procedurën e prokurimit për “Ndërtimin e Ujësjellësit Rajonal” për disa fshatra dhe qytetin e Memaliajt, me fond mbi 493 milionë lekë. Sipas organit të akuzës, ish-zyrtarët në bashkëpunim kanë krijuar avantazhe të padrejta...