A u vetëvra me armë 27-vjeçari në Tiranë? Policia: Ngjarja ndodhi në shtëpinë e shokut, u shpall në kërkim
Ka marrë një drejtim tjetër hetimi për ngjarjen e ndodhur dje në Tiranë ku sikirse raportoi Policia, një i ri i dha fund jetës me armë zjarri. Hetimet e reja zbuluan se vetëvrasja e të ndjerit ka ndodhur në shtëpinë e një shoku të tij dhe pas ngjarjes, ai është larguar në drejtim të paditur. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, sot, në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për vetëplagosjen e shtetasit A. M., 27 vjeç, i cili humbi jetën në spital, doli me këtë informacion të ri: “Bëjmë me dije se gjatë kryerjes së veprimeve të thelluara hetimore (këqyrja e kamerave, marrja e deklarimeve) rezultoi se ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit K. H, shok me shtetasin A. M., që i dha...
Burimi:
javanews.al