A rrezikohet Shqipëria nga MEK pas sulmeve të Iranit, reagon Ambasada e SHBA
Pas përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme dhe nisjes së konfliktit mes Irani dhe Izraeli e SHBA, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar për Euronews Albania lidhur me rreziqet e mundshme të sigurisë për Shqipëria, në kontekstin e pranisë në vend të anëtarëve të organizatës iraniane të opozitës (MEK). Në një përgjigje për gazetarin Thimi Samarxhiu, Ambasada amerikane thekson se SHBA dhe Shqipëria po koordinohen vazhdimisht për çështjet e sigurisë. “Si aleatë në NATO, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria diskutojnë dhe koordinohen rregullisht për shqetësimet e përbashkëta të sigurisë. Ne mbetemi vigjilentë për të garantuar sigurinë e qytetarëve amerikanë dhe shqiptarë njëkohësisht”, thuhet në përgjigjen e ambasadës amerikane. Interesi për këtë çështje është rritur pas tensioneve të fundit rajonale, ndërsa Shqipëria...
Burimi:
javanews.al