Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
842 banorë të evakuuar në Durrës, 2500 hektarë tokë bujqësore nën ujë
Prurjet e larta në lumin Erzen vazhdojnë të krijojnë probleme në zonat Juba/Katund i Ri dhe Rrushkull/Sukth, ku lumi ka dalje të ujit. Hidrovorët e Porto Romanos dhe Hamallajt po funksionojnë me kapacitet të plotë. Rreth 2,500 hektarë tokë bujqësore janë përmbytur në Sukth dhe Katund i Ri. Në terren janë angazhuar 448 specialiste, 111 persona nga bashkia dhe ndërmarrjet, 80 nga UKD, 70 policë bashkiakë, 70 policë të shtetit, 80 punonjës të OSHEE dhe 37 efektivë të Forcave të Armatosura. Në gatishmëri janë edhe mjekët e familjes. Numri i banorëve të evakuuar ka arritur 842 persona, ku 299 janë pranë familjarëve dhe 543 të tjerë të strehuar në: Kavalishenca: 251 persona Shtëpia e Pushimit: 85 persona Hotel FAFA: 178 persona Hotel Bonita: 29 persona...