6 persona në gjyq për vdekjen e 7-vjeçares shqiptare Anisa Murati! Nuk dinte të notonte, i dhanë byzylykun me ngjyrë të gabuar dhe u mbyt në liqen
“Po Anisa ku është?” Vajza 7-vjeçare nuk po gjendej askund. Në breg të liqenit biologjik “Acquaviva”, në Caraglio të Italisë, kishin mbetur vetëm shapkat e saj rozë. Animatorët dhe stafi i parkut nisën ta thërrasin dhe ta kërkojnë. Minutat kalonin dhe askush nuk e shihte. Më pas u thirrën ekipet e shpëtimit. Zhytësit e gjetën trupin e saj në fund të liqenit, ne dy metra thellësi. Ngjarja ndodhi më 24 korrik 2024. Anisa Murati ishte pjesë e një grupi fëmijësh në një kamp veror të organizuar nga kisha në zonën Valle Stura. Tani, për vdekjen e saj, prokuroria e Cuneos kërkon që gjashtë persona të dalin në gjyq për vrasje nga pakujdesia. Sipas hetimit, bëhet fjalë për një seri gabimesh që u lidhën njëra me tjetrën: nga...
Burimi:
javanews.al