6 bebe lindin në Elbasan në orët e fundit të 2025

6 bebe lindin në Elbasan në orët e fundit të 2025

Kronikë E Mërkurë, 31 Dhjetor 2025 17:58 Gjatë orëve të fundit të ditës së sotme gjashtë familje në Elbasan janë gëzuar me ardhjen në jetë të bebeve duke e bërë edhe më të bukur dhe më domethënëse festën tradicionale të ndërrimit të viteve. Dy prej gjashtë foshnjave kanë ardhur në jetë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ndërsa katër bebe të tjera kanë lumturuar çifte të reja në bashkitë Gramsh, Librazhd, Belsh dhe Cërrik, duke përhapur gëzim, emocione dhe shpresë në të gjithë qarkun. Lajmin e bukur e ka ndarë edhe drejtoresha e Spitalit Rajonal të Elbasanit, Zheni Gjergji, e cila në një postim në rrjetin social Facebook shkruan: “ Mirëseardhja më e bukur e fundvitit Në prag të festave, drita e shpresës ndizet më fort...