44 kg kokainë nga Meksika në Zvicër/ Banda shqiptare e sjell drogën me valixhe në aeroport
Nga Stefan Hohler, 20Minuten Gjykata e Qarkut Bülach nѱ Zvicër trajton të martën një rast të pazakontë të trafikut të drogës. Katër shqiptarë, të moshës 27 deri 36 vjeç, dyshohet se kanë mbështetur logjistikisht transportin e drogës nga Meksika në Cyrih. Tre nga katër personat fluturuan në korrik 2024 nga Frankfurti në Cyrih dhe shkuan me dy bashkëpunëtorë të tjerë, që udhëtuan nga Amsterdami në Cyrih, tek karuseli i bagazheve nr. 27, ku u bë dorëzimi i bagazheve nga një avion që vinte nga Cancúni në Meksikë. Ata kapën katër valixhe “të braktisura”, në të cilat gjendeshin pothuajse 44 kilogramë kokainë të pastër, dhe kaluan doganën përmes zonës “asgjë për të deklaruar”, ku njëri prej tyre kontrolloi fillimisht nëse ishte qetësi. I pandehuri i katërt...
Burimi:
syri.net