43 vjeçari shqiptar që donte t’i vinte flakën bashkëshortes del para gjykatës: Ishte një shaka, isha i dehur

43 vjeçari shqiptar që donte t’i vinte flakën bashkëshortes del para gjykatës: Ishte një shaka, isha i dehur

Një 43-vjeçar shqiptar, ka dalë para gjykatës në Venezia, ku është përballur me akuzën e tentativës së vrasjes ndaj bashkëshortes së tij. Gjykata vendosi që ai të vijojë të qëndrojë në burg, për shkak të rrezikshmërisë së veprës.  Ngjarja ndodhi më 8 Janar në Cavarzere, ku gjatë një konflikti familjar, burri dyshohet se spërkati bashkëshorten me benzinë dhe u përpoq t’i vinte flakën. Ishte pikërisht djali 15 vjeçar i çiftit që ia mori çakmakun nga dora, duke shmangur kështu një tragjedi të madhe. Para trupit gjykues, i pandehuri deklaroi se konfliktet me bashkëshorten ishin të shpeshta dhe se ajo e qortonte për konsumimin e alkoolit. Ai tentoi ta minimizojë ngjarjen, duke deklaruar se ishte i dehur në momentin e incidentit.  “Ishte një shaka, isha i dehur” mësohet tu...