40 cm ujë dhe rrugë të dëmtuara/ Në Shkodër situata më kritike paraqitet në Fushë Arrëz dhe Obot

40 cm ujë dhe rrugë të dëmtuara/ Në Shkodër situata më kritike paraqitet në Fushë Arrëz dhe Obot

Pavarësisht uljes së nivelit të ujit në disa zona të Qarkut Shkodër, situata vijon të jetë problematike në disa prej bashkive të këtij qarku. Kështu në Bashkinë Shkodër vijon puna për montimin e urës tip “Bailey” në fshatin Bardhaj, ndërkohë që strukturat e Emergjencave Civile po monitorojnë nga afër zonat me prezencë uji. Në Bashkinë Malësi e Madhe, në fshatin Reze e Vështit, ka prezencë uji në rrugën e fshatit, ndërsa po vijon pastrimi i kanaleve dhe rregullimi i rrugës pranë Përroit të Thatë në fshatin Kamicë. Në fshatin Vukpalaj, po në këtë bashki, raportohet prezencë uji në një banesë, ndërsa Emergjencat Civile, Shërbimi Zjarrfikës dhe drejtuesit vendorë janë në terren dhe në gatishmëri për ndërhyrje apo evakuim, nëse do të jetë e nevojshme. Reshjet...