36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

Në 26 janar emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi problemin e zotit Xhuma Halimllari nga Korça, që ushtron aktivitet në shitjen e fidanëve. Në përpjekje për të blerë një traktor, aplikoi pranë AZHBR për subvencion, por aplikimi iu refuzua. Përmes një miku të përbashkët, ai u njoh me shtetasen Rediana Hysaj, e cila iu prezantua si punonjëse e AZHBR-së. Mes tyre u lidh një kontratë konsulence, ku Xhuma Halimllari pagoi 36 milionë lekë të vjetra. Por subvencioni nuk u realizua, traktori nuk u ble dhe paratë nuk u kthyen. Kjo situatë zgjati rreth 5 vjet. Nga verifikimet pranë AZHBR, rezulton, se Rediana Hysaj nuk ka qenë asnjëherë punonjëse e këtij institucioni dhe se nuk ka pasur asnjë aplikim të dytë pas refuzimit fillestar të Xhuma...