“35 mijë € për të shkuar në SHBA e Kanada”, zbulohet rrjeti i dokumenteve false
Siç njofton Prokuroria e Tiranës, 6 persona janë dërguar në gjyq për veprat penale të falsifikimit të dokumenteve dhe ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, pas hetimeve që zbuluan një rrjet që organizonte largimin e shqiptarëve drejt SHBA-ve dhe Kanadasë me dokumente të falsifikuara, kundrejt pagesës prej 35 mijë eurosh. Sipas Prokurorisë, shtetasi H.M., i hetuar më parë për kontrabandë njerëzore, ka organizuar këtë aktivitet duke përdorur rrugë nga Shqipëria dhe Europa drejt Karaibeve, dhe prej aty me dokumente false drejt SHBA-ve dhe Kanadasë. Ai ka pajisur disa shtetas me pasaporta dhe letërnjoftime të falsifikuara. Hetimet zbuluan gjithashtu rolin e bashkëshortes së tij L.M., vëllait A.P., shoferit C.N., punonjëses së një agjencie turistike E.N. dhe A.M., të cilët kanë ndihmuar në prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve false. Gjithashtu, H.M. ka...
Burimi:
javanews.al