33 masa për mbetjet e rrezikshme, çfarë zbuluan hetimet e prokurorisë: Analizat u bënë në Itali
Prokuroria e Durrësit kërkoi masa sigurimi për 33 persona, të cilat u pranuan nga gjykata. Deri më tani janë ekzekutuar 20 prej tyre ndërsa 13 të tjerë janë në kërkim. Por për çfarë bëhet fjalë? Rasti ka të bëjë me mbetjet e rrezikshme dhe toksike që u dërguan me anije drejt Tajlandës, por u kthyen më pas. Ekspertimi provoi se mbetjet në 102 kontejnerët e anijes Moliva ishin të rrezikshme. Hetimi në fjalë është regjistruar për 7 vepra penale. •‘Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, •“Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, •“Falsifikimi i dokumentave”, •“Transportimi i mbetjeve”, •“Menaxhimi i mbetjeve”, •“Shpërdorimi i detyrës” •“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” Hetimet nisën pas marrjes së njoftimit nga Drejtoria e...
Burimi:
javanews.al