32-vjeçari shqiptar gjendet pa jetë në hotelin luksoz, çfarë dyshojnë mjekët
Një 32-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë brenda një hoteli në një resort me 5 yje pranë liqenit Garda në Itali. Mediat fqinje shkruajnë se 32-vjeçari u gjet i pajetë nga stafi i resortit pasditen e 11 marsit, kur nuk morën asnjë përgjigje nga dhoma. Viktima kishte mbërritur i vetëm dhe kishte qëndruar në vendpushim për afërsisht një ditë. Stafi, pasi trokiti disa herë pa sukses në derë, hyri në dhomë dhe telefonoi urgjencën. Mediat italiane raportojnë se në dhomë u gjetën disa pako ilaçesh të boshatisura pranë shtratit, gjë që ka çuar hetuesit të shqyrtojnë pistën e një akti ekstrem si vetëvrasja.
Burimi:
vizionplus.tv