3 vjedhje në dy javë/ Arrestohen tre ‘skifterët’ në Tiranë, në një banesë vodhën 14 mijë euro
Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal që kryente vjedhje në banesa. Janë arrestuar 3 pjesëtarët e grupit. Të tre, të dënuar më parë, për të njëjtin krim. Zbardhen 3 vjedhje të kryera nga ky grup, gjatë muajit janar. Njëra prej vjedhjeve u krye dje, ndërsa në njërën prej banesave, u vodhën 14 000 euro dhe sende me vlerë. Pjesëtarët e grupit fillimisht fotografonin bravat e dyerve të banesave. Më pas, pamjet studioheshin nga pjesëtarët e grupit, për të zbërthyer mekanizmin dhe për të mundësuar hapjen, me çelës universal Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim zbardhjen e vjedhjeve dhe nxjerrjen e autorëve të tyre, përpara përgjegjësisë penale, specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Nr. 2 dhe Nr. 3 finalizuan...
Burimi:
syri.net