28-vjeçari është prangosur pas disa orësh nga policia e Kavajës, për kanosje me armë

28-vjeçari është prangosur pas disa orësh nga policia e Kavajës, për kanosje me armë

Një 28-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Kavajë, pasi më herë gjatë ditës së sotme kanosi me armë dy persona në një lokal në Kavajë dhe goditi me qytën e pistoletës pronarin e lokalit. Në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se:U fut i armatosur në një lokal, kanosi klientët, goditi me qytën e pistoletës pronarin e lokalit dhe, për t’i shpëtuar Policisë, u largua me shpejtësi me automjet, duke dëmtuar edhe dy automjete të qytetarëve.Kapet pas disa orësh kërkimesh dhe ndjekjeje nga shërbimet e Policisë.Pas disa orësh kërkimesh, 28-vjeçari u lokalizua dhe u kap në një hotel te Shkëmbi i Kavajës, nga shërbimet operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë.Gjatë tentativës për t’u larguar, 28-vjeçari hodhi...