2,7 mln euro dëm buxhetit, GJKKO kalon për gjykim kryebashkiakun e Tropojës dhe nënkryetarin
Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për kalimin në gjyq themeli të kryebashkiakut Rexh Byberi dhe zëvendësit të tij, nënkryetarit Abedin Kërnaja, të cilët akuzohen se i kanë shkaktuar buxhetit 2.7 mln euro. Sipas prokurorisë, rezulton se drejtuesi i Bashkisë gjatë procesit për hapjen e rrugëve me një gjatësi 3.2 km, e cila në pjesën dërrmuese kalon nëpër rrugën këmbësore ekzistuese, duhej të aplikonte në sistemin elektronik e-leje pranë Bashkisë Tropojë, si institucioni vendor që ka tagrin të shqyrtojë dhe miratojë lejen e ndërtimit të infrastrukturës, pasi të ketë verifikuar plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm tekniko-ligjor nga aplikuesi siç parashikohet legjislacioni për këto lloj punimesh”.
Burimi:
javanews.al