26-vjeçari plagoset me thikë në Durrës, policia jep detajet

26-vjeçari plagoset me thikë në Durrës, policia jep detajet

Rreth orës 14:00, shtetasi R. K., rreth 26 vjeç, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, i dëmtuar me mjet prerës në këmbë dhe me dëmtime fizike, si pasojë e një konflikti. 26-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se 26-vjeçari është konfliktuar me shtetasin A. N., rreth 35 vjeç, i cili, gjatë konfliktit, i ka shkaktuar dëmtime fizike dhe e ka plagosur me mjet prerës në këmbë. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna për kapjen e tij. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.