2500 euro për një emigrant, arrestohet maqedonasi në Tiranë. Në kërkim një tjetër
Policia e Tiranës ka finalizuar fazën e pestë të operacionit të koduar “Relay”, pas një hetimi të kryer me metoda speciale, për goditjen e rasteve të transportimit të emigrantëve ilegalë drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Gjatë operacionit “Relay 5”, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, u arrestua një shtetas maqedonas, J. N., 41 vjeç, i cili u kap në flagrancë në aksin rrugor “Kashar–Thumanë”, duke transportuar dy emigrantë. Ndërkohë, u shpall në kërkim shtetasi M. A., 33 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar si organizator i këtij rasti. Sipas hetimeve, 33-vjeçari dyshohet se u ka marrë emigrantëve nga 2 500 euro secilit, me premtimin se do t’i transportonte ilegalisht drejt Italisë. Gjatë operacionit, policia sekuestroi automjetin me të cilin transportoheshin emigrantët, dy telefona celularë dhe...
Burimi:
javanews.al