25-vjeçarja i dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, zbulohet letra e fundit: Nuk dua të më lëndojnë më

25-vjeçarja i dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, zbulohet letra e fundit: Nuk dua të më lëndojnë më

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vetëhelmimin e Xhuana Nikollit, 25-vjeçares nga Lezha, e cila ndërroi jetë një ditë më parë në QSUT, ndërsa familjarët e saj kanë bërë kallëzim në Komisariatin nr. 2 ndaj ish-partnerit të saj, Eraldo Fizi. Eraldo Fizi, i shpallur në kërkim nga policia, është kthyer nga jashtë vendit më 9 shkurt. Po atë ditë ai ka takuar ish-bashkëshorten e tij, Xhuana Nikolli, nga e cila ishte divorcuar vetëm tre muaj pas martesës së tyre në qershor 2025, dhe dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Pas ngjarjes së rëndë, policia ka kryer këqyrjen e trupit të pajetë të 25-vjeçares, e cila i dha fund jetës duke konsumuar fostoksinë. Gjatë ekzaminimit janë konstatuar shenja të rënda...