24-vjeçari në Itali rrëfen dhunën para vrasjes së studentes shqiptare Ilaria Sula: E godita me grusht në fytyrë, s’e di sa herë!
“E godita në fytyrë me grusht, nuk e di sa herë. Bërtiti pak.” Kështu ka rrëfyer në gjyq 24-vjeçari Mark Samson, duke treguar për herë të parë çfarë ndodhi para se të vriste ish-të dashurën e tij, studenten shqiptare 22-vjeçare Ilaria Sula. Pas tre orësh marrje në pyetje, ku herë tentoi të ndryshojë versionin dhe herë të ulë përgjegjësinë, ai bëri pranimin e parë për dhunën para vrasjes. “Nuk e godita vetëm për mesazhet. Kisha shumë zemërim të mbledhur, nuk di çfarë më ndodhi”, tha ai. Është hera e parë, gati një vit pas ngjarjes së 26 marsit 2025, që i riu, i cili është në gjyq për vrasje me dashje me motive të dobëta dhe me paramendim, pranon se e kishte goditur me grushte vajzën. Më...
Burimi:
javanews.al