Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
22-vjeçari aksidenton me makinë të moshuarin te vijat e bardha në Vlorë
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të martë në zonën e Kapeles, në qendër të Vlorës. Një automjet ka aksidentuar një kalimtar te vijat e bardha, duke e lënë atë në gjendje të rëndë shëndetësore. A2 CNN raporton se drejtuesi i automjetit është një 22-vjeçar ndërsa i plagosur ka mbetur një 90-vjeçari. Menjëherë pas ngjarjes, kalimtarët e pranishëm kanë ndërhyrë duke i dhënë ndihmën e parë të plagosurit, ndërsa është njoftuar urgjentisht ambulanca, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka transportuar të dëmtuarin drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Në vendin e aksidentit ka mbërritur edhe Policia, e cila po kryen veprimet procedurale dhe po heton shkaqet e ngjarjes. Qarkullimi në zonë ka qenë përkohësisht i vështirësuar.