21 Janari, Artan Hoxha: Kaseta origjinale në SPAK, drejtësia s’duhet të ketë justifikime
Gazetari Artan Hoxha u paraqit pak ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme ku ka dorëzuar audio-përgjimin origjinal në lidhje me “21 janarin”. I ftuar në një emision televiziv, Hoxha ka rrëfyer se arsyeja e cila e ka shtyrë të dorëzonte kasetën origjinale, ka qenë fakti që mungesa e saj të mos përdorej më si një justifikim nga drejtësia për shtyrjen e çështjes. Ai ka ngritur shqetësim edhe në lidhje me afatet dhe kohën e gjatë që kjo çështje po mbetet pa u zbardhur, pasi sipas tij disa prej veprave penale mund të parashkruhen dhe fajtorët të mbeten pa ndëshkuar. “Duket sikur 3 nga 4 të vrarë janë përjashtuar. Ka ngelur vetëm Aleks Nika, ku është problem që predha është e dëmtuar. Tek Hekuran Deda...
Burimi:
javanews.al