Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
18 fëmijë me fruth në një vit, ISHP: Vaksinoni fëmijët, mos u rrezikoni shëndetin dhe jetën
Kronikë E Hënë, 29 Dhjetor 2025 14:11 Pas rastit të konfirmuar me fruth tek një fëmijë 3-vjeçar në Tiranë, Instituti i Shëndetit Publik u bën thirrje prindërve të mos shmangin vaksinimin. Rovena Daja, përgjegjëse e programimit të vaksinimit në ISHP, deklaron se e vetmja mënyrë për të parandaluar prekjen nga fruthi është vaksinimi. Por, shtyrja në kohë e vaksinës nga frika e autizimit apo dhe refuzimi total i saj nga prindërit ka bërë që 18 fëmijë gjatë 2025 të preken nga fruthi. Nuk kanë munguar rastet e rënda nga kjo sëmundje shumë ngjitëse, por për fat të mirë nuk ka patur humbje jete. Instituti i Shëndetit Publik deklaron se pas hetimit të rastit të fundit nuk kanë rezultuar persona të tjerë të prekur nga fruthi....