11 vjedhje në një vit nën kërcënimin e armës, arrestohet 30-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

11 vjedhje në një vit nën kërcënimin e armës, arrestohet 30-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 30-vjeçar i dyshuar si autori i një sërë vjedhjesh nën kërcënimin e armës. Sipas policisë 30-vjeçari dyshohet se gjatë vitit 2025 dhe janarit të këtij viti, ka kryer 11 vjedhje, ndër to 7 nën kërcënimin e armës. Bëhet fjalë për dy karburanteve, një dyqan dhe 4 taksistë nën kërcënimin e armës, ku dyshohet se ka përdorur një pistoletë lodër, si dhe ka kryer edhe 4 vjedhje të tjera, në markete e banesa. Gjithashtu, 30-vjeçari dyshohet se ka djegur pjesërisht një automjet në Tiranë dhe ka kanosur me fjalë ish-vjehrrën e tij. Në operacionin e koduar “Koordinimi” u procedua penalisht edhe një 42-vjeçar që ishte me të në momentin e shoqërimit si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori...