11-vjeçarja Serena Marku nga Lezha mahnit Italinë në konkursin prestigjioz “The Voice Kids of Italy”
11-vjeçarja Serena Marku nga Lezha, e cila jeton në Itali, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u kualifikuar në konkursin prestigjioz The Voice Kids of Italy. Me një performancë plot energji, siguri dhe karizëm skenike, Serena interpretoi këngën ikonike “I Wanna Dance with Somebody (Who Loves Me)” të Whitney Houston, duke marrë vlerësime maksimale nga juria. Anëtarët e jurisë theksuan se energjia e Serenës i bëri të gjithë të ngriheshin nga karriget, ndërsa vlerësuan lirshmërinë, sigurinë skenike dhe guximin për të zgjedhur një këngë teknikisht shumë të vështirë për moshën e saj. Në përfundim të audicionit, Serena zgjodhi Loredana Bertè për t’iu bashkuar ekipit të saj gjatë këtij edicioni. Sezoni i katërt i “The Voice Kids” në Itali ka nisur transmetimin më 10 janar...
Burimi:
kohajone.com