‘Krizë’ në Izrael, vendi përballet me mungesë trupash dhe pajisjesh ushtarake

‘Krizë’ në Izrael, vendi përballet me mungesë trupash dhe pajisjesh ushtarake

Ushtria izraelite po përballet me mungesë të konsiderueshme të personelit dhe pajisjeve ushtarake, pas gati tre vitesh operacionesh dhe konfliktesh në disa fronte. Sipas gazetës izraelite Maariv, situata e krijuar ka bërë që ushtria të shqyrtojë masa për kufizimin ose shtyrjen e largimit të ushtarëve nga shërbimi. Gazeta raporton se mungesa e personelit po ushtron presion të madh mbi ushtrinë, ndërsa njëkohësisht vazhdojnë procedurat për përgjegjësinë e oficerëve lidhur me ngjarjet e tetorit 2023. Maariv përmendi edhe shkarkimin e një nënkoloneli që kishte shërbyer si oficer i inteligjencës në Divizionin e Gazës, duke e lidhur vendimin me përgjegjësinë e tij komanduese. Probleme të rëndësishme janë raportuar edhe në lidhje me pajisjet ushtarake. Sipas Maariv, ushtria nuk disponon numër të mjaftueshëm tankesh dhe transportuesish të blinduar,...