Kriza politike në Poloni, presidenti bën thirrje për konsultime midis partive për të zgjidhur bllokimin

Kriza politike në Poloni, presidenti bën thirrje për konsultime midis partive për të zgjidhur bllokimin

Presidenti polak, Karol Nawrocki do të presë sot përfaqësues të partive të shumicës dhe opozitës për të gjetur një rrugëdalje nga kriza politike dhe institucionale, e cila mori një kthesë tensionesh, me ndërhyrjen e policisë në Gjykatën Kushtetuese në Varshavë. “Për shkak të kërcënimit ndaj sigurisë së brendshme të Republikës së Polonisë, po thërras sot konsultime urgjente me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të forcave parlamentare”, tha Karol Nawrotski në një deklaratë të lexuar herët këtë mëngjes para Gjykatës Kushtetuese nga shefi i stafit të tij, Pawel Szerfernaker. Gjykata Kushtetuese Polake, të cilën Bashkimi Evropian e konsideronte shumë të varur nga pushteti politik, ishte në qendër të një debati midis Brukselit dhe nacionalistëve të PiS (Ligj dhe Drejtësi) gjatë mandateve të tyre përkatëse qeveritare 2015-2023. Që nga viti...