Kriza në Paraguaj ngre pikëpyetje për sigurinë e Jet Bank në Shqipëri
Kriza e bankës dixhitale Ueno Bank në Paraguaj, ku rreth 3 milionë klientë humbën aksesin në llogaritë e tyre, ka rikthyer në vëmendje rreziqet që mund të shoqërojnë institucionet financiare që operojnë përmes platformave dixhitale. Banka u vendos në procedurë zgjidhjeje nga Banka Qendrore e Paraguajit më 2 nëntor 2026, pasi treguesi i aftësisë së saj paguese ra nën kufirin minimal të kërkuar. Hetimet përfshijnë edhe dyshime për kreditime të tepruara ndaj kompanive të lidhura me aksionerin kontrollues. Rasti risjell edhe njëherë në vëmendje rastin e Shqipërisë, ku Jet Bank, banka e parë plotësisht dixhitale në vend, ka marrë licencën për të ushtruar aktivitetin bankar. Opozita dhe ekspertët e financave kanë ngritur pikëpyetje për strukturën e pronësisë, burimin e kapitalit dhe transparencën e procesit të...
Burimi:
syri.net