Kriza në Ceuta/ BE propozon trefishimin e forcës së agjencisë kufitare, Frontex
Agjencia kufitare e Bashkimit Evropian, Frontex, mund të trefishojë pothuajse personelin e saj sipas një propozimi të zbuluar nga Komisioni Evropian të martën pas krizës së migracionit në enklavën spanjolle të Ceutës. Sipas propozimit, trupa e përhershme e agjencisë, e përbërë kryesisht nga oficerë të siguruar nga shtetet anëtare të BE-së, do të zgjerohet në 30,000 personel në vitet e ardhshme. Më parë pritej që forca të arrinte në 10,000 deri vitin e ardhshëm. Komisioni gjithashtu dëshiron që Frontex të luajë një rol më të madh në deportime, duke përfshirë edhe përmes një qendre të dedikuar koordinimi. Propozimi kërkon gjithashtu një qendër monitorimi online për të ndjekur përmbajtjen e mediave sociale të disponueshme publikisht, në një përpjekje për të parashikuar valët e migracionit, duke nxjerrë...
Burimi:
syri.net