Kriza energjetike, Macron thërret G7: Diskutohet çlirimi i rezervave strategjike

Kriza energjetike, Macron thërret G7: Diskutohet çlirimi i rezervave strategjike

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi sot se Parisi do të thërrasë një samit të G7 me fokus te çështjet energjetike. Takimi pritet të zhvillohet gjatë javëve të ardhshme dhe synon koordinimin më të mirë të niveleve të rezervave energjetike mes vendeve anëtare. Macron tha se takimi do të shërbejë për të shmangur tensionet e panevojshme mes vendeve të G7 dhe partnerëve kryesorë, si dhe për të rishikuar mundësinë e çlirimit të rezervave strategjike. Presidenti francez deklaroi gjithashtu se Franca po punon për garantimin e furnizimit me naftë dhe gaz natyror. Sipas tij, vendi aktualisht ka nivele të përshtatshme rezervash dhe do të sigurohet që rezervuarët të jenë të mbushur gjatë dimrit. Në të njëjtën kohë, Macron tha se Franca është përballur me sulme hibride ruse...