Kriza e strehimit ‘rrëzon’ qeverinë spanjolle, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka shpallur zgjedhje të parakohshme më 29 nëntor 2026, pas protestave masive që shpërthyen në vend për shkak të krizës së strehimit. Vendimi erdhi pasi parlamenti refuzoi paketën emergjente të qeverisë, e cila parashikonte pezullimin e dëbimeve, rritjen e taksave për apartamentet turistike dhe rinovimin automatik të kontratave të qirasë. Protestat u ndezën nga rasti i një gruaje 87‑vjeçare, e cila u përball me rritje të papërballueshme të qirasë, duke u bërë simbol i krizës sociale. Demonstruesit kanë ngritur kampe në sheshin Puerta del Sol në Madrid dhe kanë marshuar në qytete të tjera si Barcelona e Valencia. Sondazhet tregojnë se Partia Popullore konservatore pritet të dalë forcë e parë, por për të formuar qeveri mund t’i duhet mbështetja e...
Burimi:
javanews.al