‘Kriminelët intelektualë i ka në qeveri’/ Muka: Rama i izoluar nga studentët! Dialogu i vetëm, dorëheqja!

‘Kriminelët intelektualë i ka në qeveri’/ Muka: Rama i izoluar nga studentët! Dialogu i vetëm, dorëheqja!

Ish-zëvendësministri i Arsimit, pedagogu Taulant Muka, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama nga protesta para Kryeministrisë, ku studentët kërkojnë largimin e tij nga detyra. Duke folur për SYRI TV, Muka kritikoi gjithashtu reagimin e Ramës ndaj studentëve dhe ngriti akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë. Muka deklaroi se Rama nuk po pranon realitetin dhe po shpërfill shqetësimet e të rinjve, ndërsa u shpreh se kryeministrit i ka mbetur vetëm një rrugë: dorëheqja. Muka: Kryeministri i vendit nuk është më në gjendje psikologjike dhe mendore për të drejtuar vendin. Nuk është normale që kryeministri i vendit nuk pranon realitetin që nuk shikon atë që rinia po përjeton dhe nuk shikon kriminelët në qeveri, si Ulsi Manja, Ervin Demon, Taulant Ballën, Evis Kushin, Ogerta...