‘Krimi nuk lejon rotacionin në Shqipëri’/ Eurodeputeti gjerman: Shqetësimet e protestuesve prekin thelbin e integrimit
Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler, reagoi në lidhje me protestat që po zhvillohen në Shqipëri. Eurodeputeti gjerman, zëdhënës i grupit parlamentar të Partisë Popullore Evropiane, thekson se shqiptarët po protestojnë prej shumë kohësh kundër korrupsionit dhe qeverisë. “Duke qenë në krye të delegacionit të PE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe duke dëshmuar lidhjet midis shtetit, partisë në pushtet dhe krimit të organizuar, e shoh se sa gjatë kanë protestuar qytetarët kundër korrupsionit dhe qeverisë, duke ngritur shqetësime që prekin thelbin e perspektivës së integrimit evropian të Shqipërisë,” shkruan Gahler. Eurodeputeti gjerman ishte në krye të vëzhguesve në zgjedhjet që u zhvilluan vitin e kaluar në Shqipëri. Pikërisht për këtë arsye ai deklaron se ka dëshmuar nga afër lidhjet mes partisë shtet dhe krimit të organizuar në...
Burimi:
gijotina.com