Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët
Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë, Aleksandër Kovaçi, ka deklaruar se protesta studentore në Tiranë do të vijojë me një përfshirje më të gjerë të profesoratit dhe stafit universitar. I ftuar në News24, Kovaçi tha se studentët e konsiderojnë të pamjaftueshme ofertën e qeverisë për dialog dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, në kushtet kur ndaj tyre po ushtrohet dhunë pa një bazë ligjore. Ai theksoi se përplasjet nuk kanë prekur vetëm studentët, por edhe pedagogët, profesorët, mësuesit dhe qytetarët që u janë bashkuar protestave. “Nuk është kursyer vazhdimisht përdorimi i plumbave të gomës. Një nga anëtarët e stafit tonë pësoi një lëndim afër syrit dhe është sot akoma me fashim nga dëmtimi prej plumbave të gomës. Gjendja e tij shëndetësore...
Burimi:
gijotina.com