Kreu i Emergjencave Civile nga Levan: Situata vijon të jetë problematike, të dënohen maksimalisht zjarrvënësit!
Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka thënë për Vizion Plus se situata e krijuar nga zjarret në Levan vijon të mbetet problematike, ndërsa forcat në terren po punojnë për të vënë nën kontroll flakët. Çako bëri me dije se deri tani në operacionin për shuarjen e zjarreve janë angazhuar dy helikopterë dhe një avion “Air Tractor”, të cilët kanë ndërhyrë jo vetëm në Levan, por edhe në zona të tjera të Shqipërisë të prekura nga zjarret. Sipas Çakos, prioriteti kryesor i strukturave të emergjencave është mbrojtja e banorëve, ndërsa vijon puna për izolimin e vatrave të zjarrit. Kreu i Emergjencave Civile ka kërkuar gjithashtu nga organet kompetente që të hetojnë rastet e zjarrvënieve të qëllimshme dhe autorët të përballen me dënimin maksimal të parashikuar...
Burimi:
vizionplus.tv