Kosovë/ Thellohet kriza politike, mungon kompromisi për Presidentin, opozita vijon protestat para qeverisë

Kosovë/ Thellohet kriza politike, mungon kompromisi për Presidentin, opozita vijon protestat para qeverisë

Përplasja brenda LDK-së thellohet pas dështimit të marrëveshjes për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, sulmoi gjashtë deputetët që nuk mbështetën kandidaturën e Bekim Sejdiut, duke i bërë përgjegjës për situatën e krijuar dhe për rrezikun e zgjedhjeve të reja. “Dje u refuzua zgjidhja e Presidentit të Kosovës. U refuzua votimi i kandidatit të propozuar nga LDK-ja dhe, me këtë refuzim, u përcaktua edhe fati i vendit, zgjedhje të reja”, tha Abdixhiku. Edhe pse Albin Kurti tha se marrëveshja me Lidhjen Demokratike është ende në fuqi, nuk dihet nëse negociatat e reja do të kenë sukses. Thellimi i krizës politike vjen në një kohë kur dy forcat  e tjera opozitare, PDK dhe AAK nuk e kanë ndalur protestën e tyre para...