Presidentja Osmani kërkon heqjen e tërësishme të masave në prag të samitit BE-Ballkani Perëndimor
Kosova E Mërkurë, 17 Dhjetor 2025 14:51 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se shpreson që së shpejti të hiqen në tërësi masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian vendosi ndaj Kosovës më 2023. Këto deklarata ajo i bëri gjatë takimit me presidentin e Këshillit të BE-së, Antonio Costa, në Bruksel, në prag të samitit BE-Ballkani Perëndimor. Një ditë më parë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se është njoftuar nga Komisioni Evropian se ky institucion “ka vendosur për heqjen e shumicës së masave ndaj Kosovës”. Sipas Bislimit bëhet fjalë për projekte të lidhura me programet IPA, në vlerë prej 34.6 milionë eurosh. “Mirëpresim vendimin e BE-së për heqjen e pjesshme të masave, përderisa shpresojmë e punojmë që, sa më parë, ato të hiqen në tërësi. Republika...