Kosova shmang zgjedhjet, zgjedh një tjetër grua si Presidente të Republikës, kryeshkencëtaren e vendit

Kosova shmang zgjedhjet, zgjedh një tjetër grua si Presidente të Republikës, kryeshkencëtaren e vendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar Justina Shiroka-Pulën për presidente të Republikës së Kosovës. Në votim kanë marrë pjesë 84 deputetë. Justina Shiroka-Pula ka marrë 81 vota, Eliza Hoxha një votë, ndërsa dy deputetë kanë abstenuar. Me 81 vota, Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e re e Kosovës.Akademikja Justina Shiroka-Pula është propozuar nga kryeministri Albin Kurti për presidente të Republikës së Kosovës.Shiroka-Pula aktualisht është kryetare e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK). Në të kaluarën, ajo ka shërbyer edhe si ministre e Energjisë dhe Minierave.Sipas biografisë së publikuar nga ASHAK-u, Justina Shiroka-Pula ka lindur në vitin 1953 në Prishtinë, ku ka përfunduar shkollimin fillor dhe të mesëm. Në vitin 1976 ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.Studimet pasuniversitare në fushën...