Kosova prezantohet me letërsinë dhe botimet shqiptare në Panairin e Librit në Frankfurt

Kosova prezantohet me letërsinë dhe botimet shqiptare në Panairin e Librit në Frankfurt

Kosova po përfaqësohet në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt, një nga ngjarjet e rëndësishme ndërkombëtare të industrisë së librit, përmes Shoqatës së Botuesve të Librit. Me rastin e hapjes së panairit, shtandin e Kosovës e vizituan Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Frankfurt dhe konsulli Hyzri Bunjaku. Shtandi i Kosovës përfshin një përzgjedhje të gjerë titujsh dhe botimesh, duke prezantuar para vizitorëve kulturën, letërsinë dhe krijimtarinë shqiptare. Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Frankfurt ka ftuar bashkatdhetarët dhe dashamirësit e librit që ta vizitojnë shtandin e Kosovës, i cili gjendet në pavijonin 3.1, shtandi B27. Panairi do të jetë i hapur deri të dielën, më 18 tetor, duke ofruar mundësi për njohjen me botimet shqiptare dhe promovimin e krijimtarisë letrare të Kosovës...