“Kosova mbahet peng nga Kurti”, ​PDK dhe AAK në protestë para qeverisë

“Kosova mbahet peng nga Kurti”, ​PDK dhe AAK në protestë para qeverisë

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kanë vazhduar sot aksionin para Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjen në objekt. Ata kanë kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që t’i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve. Ylli Muriqi nga PDK ka thënë se problemet e qytetarëve po rriten, derisa institucionet vazhdojnë të jenë të bllokuara. “Vendi është i paralizuar dhe të gjitha këto probleme qytetare vetëm po vijnë duke u rënduar. Në vend që në këtë kohë institucionet të funksionojnë, ne kemi bllokuar situatën e paralizuar dhe në vend që të kemi përgjegjësi, ne kemi arsyetime. Në vend të zgjidhjeve, ne kemi vetëm prapavijë. Kosova nuk mund të mbahet peng nga pasia e një njeriu siç është Albin Kurti, i cili nuk...